UBT News

Kepi i Gjelbër surprizon përsëri, merr pikë edhe ndaj Uruguait

Kepi i Gjelbër po shndërrohet në sensacionin e vërtetë të Botërorit 2026. Pasi befasoi kampionen e Evropës, Spanjën, kombëtarja afrikane ka arritur një tjetër rezultat historik në Grupin H, duke barazuar 2:2 me dy herë fituesin e Kupës së Botës, Uruguain.

Debutuesit kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-të me golin e Kevin Pina, por Uruguai përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë me anë të Maximiliano Araujo dhe Agustin Canobbio. Sidoqoftë, Kepi i Gjelbër nuk u dorëzua dhe siguroi pikën e madhe në minutën e 61-të falë golit të Helio Varela, i cili shënoi vetëm tre minuta pasi u fut në lojë si zëvendësues.

Ky rezultat e lë plotësisht të hapur garën për kualifikim përpara xhiros së fundit më 26 qershor. Spanja udhëheq grupin me 4 pikë, e ndjekur nga Uruguai dhe Kepi i Gjelbër me nga 2 pikë, ndërsa Arabia Saudite mbyll tabelën me 1 pikë. /E.A/

Exit mobile version