Një këngëtare e famshme nga Malajzia ka vdekur si pasojë e COVID-19, disa ditë pasi lindi fëmijën e katërt.
Siti Sarah Raisuddin e cila u përball me nivel të ulët oksigjeni, u fut në koma në mënyrë që foshnja e saj të shpëtonte. Foshnja shpëtoi, por ajo s’arriti as ta përqafonte atë. E ndjera kishte edhe tre fëmijë.

Sipas raportimeve, e tërë familja rezultoi pozitive me COVID-19 më 25 korrik./UBTNews