Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Maeta u kafshua nga gjarpri gjatë xhirimeve të klipit të këngës, “Bitch Don’t Be Mad”.
Këngëtarja e cila iu bashkua labelit të Jay Z në prill të këtij viti, ndau videot nga incidenti në Instagram dhe Twitter, të cilat u bënë virale.
Në klipin e shkurtër, 21-vjeçarja ishte e shtrirë, teksa pranë kishte një numër të madh gjarprinjsh. Fatmirësisht, gjarpri nuk ishte helmues, ndaj gjithçka përfundoi pa pasoja të rënda.
“Kjo është ajo që duhet të kaloj për të bërë një video për të gjithë ju”, shkroi ajo.
Raportohet se këngëtarja nuk pësoi lëndime të tjera./UBTNews