Këngëtarja Stevie Nick ka anuluar të gjitha koncertet e saj për pjesën tjetër të vitit pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
73-vjeçarja duhej të performonte në Kolorado, Kalifornia dhe Teksas.
“Primare për mua është të jemi të shëndetshëm në mënyrë që të performojë dekadën tjetër ose edhe më tej”, deklaroi ajo.
Aktualisht Amerika po regjistron 100 mijë raste të reja brenda ditës, për herë të pare që nga shkurti, për shkak të variantit Delta.
“Në kohë sfiduese kërkohen vendime të vështira. Dua që të gjithë të jeni të sigurt dhe të shëndetshëm dhe rritja e rasteve duhet të jetë shqetësim për të gjithë ne”, deklaroi ajo.
Nicks u bë e famshme në vitet 1970, duke kënduar hite si “Go Your Own Way” dhe “Dreams”, dhe vazhdoi të shijojë suksesin si një yll solo./UBTNews