Një këngëtare e njohur çeke e muzikës popullore ka vdekur pasi u infektua qëllimisht me COVID-19 për të marrë një leje shëndetësore, pasi nuk donte të vaksinohej.
Hana Horka, nga grupi Asonance, ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare, transmeton UBT News.
Djali i saj Jan Rek tha për mediat çeke se nëna e tij kishte refuzuar të merrte vaksinën kundër COVID dhe e kishte ekspozuar veten ndaj infeksionit për të marrë një leje shëndetësore.
Ai tha për radion publike iRozhlas se ai dhe babai i tij – dytë të vaksinuar – rezultuan pozitivë në dhjetor.
“[Nëna ime] vendosi të jetonte normalisht me ne dhe preferoi të merrte sëmundjen sesa të vaksinohej”, tha ai.
Dy ditë para vdekjes, Horka kishte postuar në Facebook se i kishte mbijetuar infeksionit dhe po përgatitej të përdorte një leje shëndetësore për “teatër, saunë, e koncert”.
Djali i këngëtares ka fajësuar protestuesit lokalë që kundërshtonin marrjen e vaksinës, duke thënë se ata kanë “gjak në duart e tyre” për të bindur Horkën që të mos vaksinohej.
“Unë e di saktësisht se kush e ka formuar mendimin e saj”, tha ai. “Më vjen keq që ajo u besonte të huajve më shumë sesa familjes së saj”, përfundoi ai./UBTNews/