UBT News

Këngëtarja afgane publikon fotografi nga momenti i largimit

Aryana Sayeed, një nga yjet e Afganistanit, ka shpërndarë një fotografi të saj në rrjete sociale duke u larguar nga vendi.

Sayeed ka 1.3 milion ndjekës dhe ka vite që kërcënohet nga persona që mendojnë se muzika, paraqitja dhe performanca e saj janë kundër kulturës afgane.

Këngëtarja ndau një imazh në Instagram duke konfirmuar se ishte e sigurt – në një avion ushtarak amerikan së bashku me të evakuuarit e tjerë.

Ajo falënderoi personat që i shkruan dhe uron që vendi i saj nuk do të përjetojë më vuajtje të tilla.

“Jam mirë dhe gjallë pas disa netëve të paharrueshme. Kam arritur në Doha, Katar, dhe po pres për fluturimin tim drejt Stambollit”, shkroi ajo.

Aryana Sayed është shumë e famshme në Afganistan, ku drejtonte edhe spektaklin e njohur muzikor “The Voice”./UBTNews

Exit mobile version