Këngëtari britanik, tom Grennan po shërohet pas një sulmi “të paprovokuar”, si pasojë e të cilit pësoi lëndime.
26-vjeçari raportohet se u sulmua dhe ishte cak i një grabitjeje jashtë një lokali në Manhattan pas performancës së tij të mërkurën. Ai u detyrua të shtyjë koncertin e tij në Washington DC që ishte paraparë të mbahej të premten.
Kënga e Grennan, “Little Bit of Love”, u nominua si kënga e vitit në Brit Awards./UBTNews/