Yjet e muzikës pop, Ed Sheeran, Taylor Swift dhe Bad Bunny janë në mesin e artistëve më të dëgjuar për vitin 2021, sipas të dhënave nga Apple Music dhe Spotify.
Por është Olivia Rodrigo ajo që zuri vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar – me himnin e saj punk-pop “Good 4U”, si kënga më e dëgjuar në të dy platformat. Globalisht, kënga e saj debutuese “Drivers License” ishte kënga më e dëgjuar për përdoruesit e Spotify.
Audienca e Apple e pëlqeu grupin BTS, dhe kënga më e dëgjuar e vitit është “Dynamite”.
Edhe artistët britanikë u përfaqësuan mirë në listat e fundvitit, ku albumi “Future Nostalgia” i Dua Lipës është albumi i dytë më i dëgjuar në Spotify, pas albumit “Sour” të këngëtares Olivia Rodrigo.
Kënga “Bad Habits” e këngëtarit Ed Sheeran ishte kënga e tretë më e dëgjuar në Spotify për vitin 2021. Kurse në Apple u rendit në vendin e 53-të, kryesisht me audiencën më të përqendruar në ShBA./UBTNews