UBT News

Këngët më të dëgjuara të vitit 2020

Drake, Bad Bunny, Dua Lipa dhe The Weeknd janë në mesin e artistëve më të kërkuar në Spotify, sipas të dhënave nga kjo platformë.

Drake ishte artisti më i popullarizuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke tejkaluar artistin Ed Sheeran.

“Blinding Lights” nga The Weeknd ishte kënga më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar, përderisa albumi “Divinely Uninspired To A Hellish Extent”, ishte top albumi i vitit.

“Fine” e Harry Styles dhe “Future Nostalgia” e Dua Lipës zunë vendin e katërt dhe pestë respektivisht.

Ndërkaq zhanri më i dëgjuar sipas Spotify ishte muzika pop./UBTNews

Exit mobile version