Duncan Laurence i dha fitoren Holandës kur u shpall fitues i Eurovision Song Contest në vitin 2019 në Tel Aviv dhe 2 vite më vonë, është koha që dikush tjetër të shpallet fitues. Bastet dhe sondazhet online kanë filluar. Cila këngë ka më shumë shanse të fitojë festivalin?
Referuar një sondazhi të WiwiiBloggs, 5 këngët më të pëlqyera nga publiku janë:
1. Greqia
2. Malta
3. Zvicra
4. Franca
5. Kroacia
Në këtë sondazh, Shqipëria (Anxhela Peristeri – “Karma”) renditet në vendin e 17-të.
Përsa i përket basteve online, shteti më favorit është Italia që përfaqësohet me Måneskin – “Zitti e buoni”.https://www.youtube.com/embed/9mL6Cmkg2_A
Shtete të tjera që janë pretendente për fitore referuar basteve online janë Malta, Franca, Ukraina dhe Zvicra, kjo e fundit përfaqësohet nga këngëtari shqiptar Gjon’s Tears.
Nata e dytë e festivalit mbahet sot në mbrëmje (e enjte, ora 21:00), ndërsa finalja ditën e shtunë, 22 maj. Anxhela Peristeri këndon natën e sotme dhe mund të votohet me numrin 11 nga shtetet.
https://www.instagram.com/p/CPC3NUdjMDE/?utm_source=ig_web_copy_link