UBT News

Kënga e re e Argjentina Ramosajt përzgjedhet si këngë zanore e një filmi ndërkombëtar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, në fund të muajit nëntor publikoi këngën e re “Who Am I”.

Projekti u mirëprit nga publiku dhe tashmë ka mbledhur mijëra klikime në platformën YouTube.

Së fundmi u bë e ditur se se kjo këngë e saj u zgjodh si kolonë zanore e filmit “River”, i cili pritet të lansohet në vitin 2021. Filmi duket të jetë realizuar nga Emily Skye, sipas një postimi të ndarë nga Ramosaj në InstaStory.

Në anën tjetër, tekstin dhe producimin e “Who Am I” e ka bërë Rona Castrioti.

Argjentina Ramosaj - Who Am I

Exit mobile version