UBT News

Kelly Osbourne në rehabilitim për të shtatën herë

Ylli televiziv, Kelly Osbourne në rehabilitim për të shtatën herë. Ajo është regjistruar në një qendër rehabilituese në Austin të Texasit, dhe po planifikon që pasi të shërohet nga varësia të largohet plotësisht nga Hollywoodi.

Një përfaqësues i Kelly i tha MailOnline se prindërit e saj nuk ishin “në dijeni” për pranimin e Kellyt në rehabilitim.

Në fillim të këtij viti, personaliteti televiziv tha se varësia e saj nga opioidet filloi kur ajo ishte vetëm 13-vjeçe, pasi iu përshkrua Vicodin pas një operacioni në bajame./UBTNews

Exit mobile version