UBT News

Kelly Clarkson nderohet me yll në Hollywood

Fituesja e parë e “American Idol” tani u bë me yll në bulevardin e famës në Hollywood. Këngëtarja dhe prezantuesja e talk shou-it, Kelly Clarkson u bë me yll të hënën.

Ajo dukej shumë e lumtur në ceremoninë e zbulimit të yllit të saj. Përkrah saj ishin anëtarët ikonik të jurisë së shout “American Idol”, Simon Cowell, Paula Abdul dhe Randy Jackson. Clarkson u bë senzacion pasi fitoi “Idol” në vitin 2012.

“Ndihem me fat dhe e bekuar sepse e di që ka shumë njerëz të talentuar të cilëve u pëlqen të këndojnë, performojnë mirë dhe janë tekstshkrues të jashtëzakonshëm, ndoshta nuk e kanë rastin ta gëzojnë suksesin e merituar. Qoftë edhe për të qenë prezantues të një emisioni. Shumë njerëz mund ta bëjnë këtë punë dhe unë ndihem me fat që e kam rastin dhe mundësinë për ta ushtruar këtë profesion”, deklaroi ajo mes tjerash.

Kantautorja ka shënuar mbi 100 këngë në toplista dhe ka shitur mbi 25 milionë albume në mbarë botën./UBTNews/

Exit mobile version