UBT News

Katy Perry thotë se ka bërë gabim të madh që refuzoi të punonte me Billie Eilish

Katy Perry zbuloi keqardhjen e saj “të madhe” për humbjen e një mundësie për të punuar me Billie Eilish.

Krijuesja e hitit “California Gurls” tha se kishte mundësinë të bashkëpunonte me Eilish në këngën e saj hit “Ocean Eyes” – por nuk pranoi pasi mendoi se kënga ishte “e mërzitshme”.

Në një video nga 102.7 KIIS FM, ajo i tha një grupi fansash, gjatë asaj që dukej të ishte një koncert intim, për bashkëpunimin që mund të kishte marrë jetë.

Perry tha se ajo mori një email nga dikush që thoshte, “Hej, shikoni këtë artist të ri. Do të doja shumë që ne të punonim me të sepse ajo po punonte me mua për Unsub [Records]”. Në atë kohë, Eilish nuk ishte një emër i njohur, përcjell UBT News.

“Ishte një këngë e quajtur ‘Ocean Eyes’ dhe ishte thjesht një vajzë bjonde”, zbuloi Perry.“Unë thashë ‘jo, e mërzitshme'”.

Perry më pas pranoi se ishte një “gabim i madh, gabim i madh” që hoqi dorë nga oferta, duke shtuar, “mos lejoni që kjo të hyjë në internet”.

“Ocean Eyes” u bë një nga këngët më të njohura të Eilish deri më sot, dhe e bëri atë tejet shpejtë në një yll global.

Që kur u bë e rregullt në krye të top-listave, Eilish ka fituar 7 çmime Grammy, një Golden Globe dhe një çmim Oscar për këngën më të mirë origjinale për “No Time To Die”./UBTNews/

Exit mobile version