UBT News

Katy Perry flet rreth mëmësisë

Katy Perry është një nënë e lumtur!

Në një intervistë për revistën LVR, 36-vjeçarja foli hapur rreth mëmësisë dhe qasjes së saj ndaj vajzës Daisy Dove, të cilën e ka me aktorin Orlando Bloom.

“Ajo është gjithçka që po kërkoja”, deklaroi mes tjerash këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur amerikane.

Derisa Bloom është duke xhiruar sezonin e dytë të serialit “Carnival Row” në Pragë, Perry tha se po e vizitojnë shpesh atë.

Gjatë intervistës, këngëtarja foli gjithashtu për dashurinë e saj për modën dhe stilin, përfshirë linjën e saj të këpucëve dhe çantave./UBTNews

Exit mobile version