Katari mund të ndalojë lojtarët e pavaksinuar nga Kampionati Botëror i Futbollit vitin e ardhshëm.
Raportohet se Katari po bën presion për vaksinimet e detyrueshme Covid-19 për të gjithë lojtarët që marrin pjesë në Kupën e Botës 2022. Emiratet e Bashkuara tashmë ka zbuluar se kushdo që merr pjesë në turneun e nëntorit të ardhshëm do të duhet të vaksionohet dy herë, sipas The Athletic.
Sidoqoftë, dihet që pikëpamjet e lojtarëve profesionistë për marrjen e vaksinës janë të përziera.
Katari, i cili tashmë ka vaksinuar afërsisht 82 përqind e popullsisë së tij, është në diskutime me FIFA-n dhe autoritetet mjekësore në përpjekjet për të arritur një zgjidhje miqësore me ta.
Një numër i klubeve të Premier Ligës dihet se kanë lojtarë që ende i rezistojnë vaksinës Covid-19, përfshirë yllin e Arsenalit dhe Zvicrës, Granit Xhaka.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer pranoi muajin e kaluar “jo të gjithë lojtarët janë vaksionuar dy herë“, duke shtuar “Unë i kam inkurajuar ata që të bëjnë vaksinimin, por ju nuk mund ta detyroni askënd ta bëjë këtë”.
Menaxheri i Newcastle, Steve Bruce ka pranuar se “shumë” lojtarë të tij nuk janë vaksinuar – pavarësisht se portieri i tyre Karl Darlow u shtrua në spital për shkak të virusit.
Kupa Botërore FIFA 2022 është planifikuar të jetë edicioni i 22-të i Kupës Botërore FIFA që do të mbahet mes 21 nëntorit dhe 18 dhjetorit të vitit të ardhshëm.
Kjo njëherit do të jetë Kupa e parë Botërore që do të mbahet ndonjëherë në botën arabe.