UBT News

Katalogu muzikor i Queen mund të shitet mbi 1 miliard dollarë

Këngët e bendit muzikor Queen njihen në mbarë botën, dhe krijimtaria e këtij bendi së shpejti mund të shitet për një shumë marramendëse.

Një burim i afërt me çështjen i tha CNN-it se bisedimet janë në rrugën e duhur që Universal Music Group të blejë katalogun e Queen nga Disney Music Group.

Ky burim shtoi se shitja mund të kalojë shifrën 1 miliard dhe se kjo marrëveshje “pritet të mbyllet brenda një muaji”.

Më parë, Bruce Springsteen pushtoi titujt kryesorë në dhjetor të vitit 2021 me shitjen e katalogut të këngëve të tij, me një total prej 500 milionë dollarësh. Kjo padyshim është shuma më e lartë për të cilën është shitur një katalog muzikor, por nëse shitet katalogu i Queen, do të vendoset një rekord i ri./UBTNews/

Exit mobile version