UBT News

​Kapiteni i PSG-së: Nuk duhej ta injoronim kualitetin e Milanit

Paris Saint-Germain u mposht sot si mysafirë në “San Siro” nga gjiganti italian, AC Milan.

PSG ishte në avantazh përmes golit të Milan Skriniar në minutën e 9’, para se Leao të barazonte për 1:1, e më pas Giroud të shënonte golin e fitores për Milanin në minutën e 50’, raporton KosovaPress.

Pas humbjes nga Milani, për “Canal+” foli kapiteni i PSG-së, Marquinhos, i cili tha se klubi i tij nuk duhej të injoronte kualitetin e “Rossonerëve”.

“Ne e dinim kualitetin brenda kësaj skuadre të Milanit, nuk duhej ta injoronim këtë. Ishte një ndeshje e një niveli të lartë. Mendoj se e filluam mirë, ne i kontrolluam gjërat, dhe kemi bërë atë që na është këshilluar. Duke thënë këtë, mendoj se Milani shfrytëzoi pikat e forta të tij, ishin direkt dhe u munduam të avancojnë më lartë në fushë dhe sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha Marquinhos.

Exit mobile version