Kanye West zyrtarisht ka ndryshuar emrin në ‘Ye’. Një gjyqtar në Los Anxhelos e miratoi kërkesën e reperit për ndryshim të emrit, konfirmoi një zyrtar për media në Gjykatën Superiore të Los Angeles.
44-vjeçari e dorëzoi këtë kërkesë në muajin gusht, për ‘arsye personale”. Këtë emër reperi e kishte përdorur edhe më herët, e madje në vitin 2018 edhe si titull albumi.
Lajmin e konfirmoi edhe reperi në Twitter./UBTNews