Reperi Kanye West pohoi se albumi i tij i ri “Donda” është publikuar pa miratimin e tij. Disa orë pas publikimit të albumit të tij të shumëpritur, West doli me këto akuza.
Ai pohoi se kompania Universal Music Group bllokoi edhe një këngë që e kishte në bashkëpunim me DaBaby dhe Marilyn Manson.
“Universal e publikoi albumin pa miratimin tim dhe ata e bllokuan Jail 2 që të mos ishte në album”, thuhej në postim, ndërsa nga Universal nuk dhanë ndonjë koment rreth kësaj.

Albumi ka gjithsej 27 këngë – përfshirë “Hurricane”, “Praise God”, “Moon” dhe “New Again”./UBTNews