Reperi Kanye West ka thënë se synon të kandidojë për president në vitin 2024, pavarësisht skandaleve të tij të fundit.
Ylli, i cili ligjërisht ndryshoi emrin në Ye, e bëri të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale, dhe shkroi “Ye 24”.
West kandidoi për president edhe në vitin 2020, por ajo fushatë dështoi. Ai mori vetëm 70 mijë vota.
Shpallja e kandidaturës së West vjen pasi reperi përballet me një sërë polemikash të dëmshme./UBTNews/