Mëngjesin e së premtes është pezulluar llogaria e reperit Kanye West, pasi pronari i saj, Elon Musk tha se ai i shkeli rregullat e platformës dhe nxiti dhunë.
Reperi amerikan, emri ligjor i të cilit është Ye, bëri një seri postimesh të çuditshme në Twitter – njëra prej të cilave dukej se tregonte një simbol që kombinonte një simbol antik dhe një yll hebre.
“Bëra më të mirën. Pavarësisht kësaj, ai përsëri shkeli rregullat tona kundër nxitjes së dhunës. Llogaria e tij do të pezullohet”, shkroi Musk në një përgjigje në Twitter.
Komentet e tilla antisemitike ia kanë shkatërruar edhe partneritetet me markat e njohura Westit, të tilla sikurse Adidas./UBTNews/