UBT News

Kanye West po thyen të gjitha llojet e rekordeve me albumin “Donda”

Albumi u publikua të dielën në mëngjes, pas disa javëve të promovimeve dhe tre ngjarjeve të mëdha dëgjimore që u transmetuan në internet, transmeton UBT News.

Megjithatë reperi i njohur arriti shumë shpejtë të thyej rekordin për transmetimin më të madh të Apple Music të të gjitha kohërave, me gjithsej 5.9 milionë transmetime.

Apple Music gjithashtu njoftoi se “Donda” theu rekordin e vitit 2021 për albumin dhe artistin më të transmetuar brenda një dite.

Ndërsa në ditën e parë pas lëshimit, “Donda” u transmetua më shumë se 60 milionë herë në SHBA./UBTNews

Exit mobile version