Reperi Kanye West organizoi një ngjarje speciale dhe performoi live në LoanDepot Park në Miami të Floridës me rastin e lansimit të albumit “Donda 2”.
Reperi i njohur ligjërisht me emrin Ye, njoftoi për performancën në fillim të këtij muaji me një fotografi në të cilën shfaqej një shtëpi e përfshirë nga flakët. Ajo ngjasonte me shtëpinë e fëmijërisë së Westit.
Kanye performoi disa nga këngët e tij sikurse “Flowers”, dhe bashkëpunimet e fundit si “Eazy” me The Game dhe “Diet Coke”, pjesë e së cilës është edhe Pusha T. Krahas Kanyes për t’i interpretuar këngët e padëgjuara më parë nga publiku u shfaqën edhe treshja e famshme e hip-hopit, “Migos” dhe reperi amerikan, Jack Harlow./UBTNews/