UBT News

Kanye West fshiu çdo postim nga Instagrami

Duket se Kanye West dëshiron një fillim të freskët në Instagram!

44-vjeçari fshiu të gjitha fotografitë dhe videot nga llogaria e tij në Instagram të hënën. Nuk është e qartë nëse ai do t’iu kthehet 9.5 milionë ndjekësve të tij, meqë llogaria e tij është ende aktive.

Kjo nuk është hera e parë që reperi po qëndron i heshtur në platformat sociale qysh prej kur e hapi këtë llogari në vitin 2016. Pasi fshiu llogarinë e tij disa herë, ai u rikthye në korrik të këtij viti para lansimit të albumit të dhjetë të tij, “Donda”./UBTNews

Exit mobile version