UBT News

Kanye West dhe Drake i dhanë fund armiqësisë!

Bashkimi i dy reperëve Ye (që së fundi ndryshoi emrin nga Kanye West) dhe Drake në skenë s’është diçka që fansat e kanë pritur, për shkak të armiqësisë së tyre të gjatë.

Vitet e fundit i keni parë miqtë e dikurshëm duke u gjuajtur me fjalë, tekste dhe madje edhe emotikone. Por duket se ata i lanë këto mënjanë për të rritur ndërgjegjësimin me anë të një koncerti për lirimin e një burri nga burgu. Performanca u mbajt në Los Angeles të enjten mbrëma.

Kjo ishte performanca e parë e reperit Ye brenda pesë vitesh, thanë organizatorët. Ai performoi disa hite përfshirë edhe disa të reperit Drake, sikurse “Find Your Love”. Ndërsa Drake mund të shihej duke performuar jashtë skenës. Më vonë edhe Drake iu bashkua reperit Ye në skenës dhe performuan disa këngë bashkë.

Një person shkroi në Twitter se ky është “një moment ikonik për kulturën e hip hopit”, ndërsa një tjetër shkroi se ishte “koncerti më i njohur”./UBTNews

Exit mobile version