Një rast i kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje është regjistruar mesditën e së mërkurës në fshatin Milloshevë të Obiliqit, ku Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari, i cili gjatë incidentit i ka ekspozuar një armë zjarri të llojit pistoletë.
Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur dhe konfiskuar pistoleta me 9 copë fishekë, një leje e armës për shenjëtari, si dhe një libër për evidentimin e lëvizjes. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore. /E.A/
