UBT News

Ka vdekur ylli i operës, Christa Ludwig

Ka vdekur në moshën 93-vjeçare ylli i operës, Christa Ludwig. Mezosopranoja, e cila u lind në Berlin, vdiq në shtëpinë e saj, në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, të shtunën.

Ludwig debutoi në moshën 18-vjeçare në Frankurt pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ajo u pensionua më 1994.

Këngëtarja u vlerësua gjerësisht për cilësinë e pasur, gamën dhe amplitudën e zërit të saj./UBTNews

Exit mobile version