UBT News

Ka diçka të re nga Adele

Adele nxiti spekulimet se po sjellë diçka të re pasi përditësoi rrjetet e saj sociale. Fotografitë e profileve në Twitter dhe Instagram u ndryshuan në të kaltër, ndërsa uebfaqja e saj e vjetër u ndryshua dhe u zëvendësua me një link që u bën thirrje fansave të regjistrohen për informacione.

Ky hap i këngëtares Adele erdhi pasi në disa ndërtesa rreth botës në fundjavë u shfaq numri ‘30’, e që fansat ia atribuan albumit të saj të katërt – pas albumeve ‘19’, ‘21’ dhe ‘25’.

Këto u shfaqën në Kullën e Eifelit në Paris, Koloseun e Romës, Portën e Brandenburgut në Berlin, Muzeun Nemo të Amsterdamit dhe në ndërtesën Empire State në Nju Jork. Logoja thuhet se është shfaqur edhe në Rusi, Brazil, Meksikë, Poloni, Irlandë, Itali, Kanada, Malajzi, Korenë e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Adele, imazhet duket se kanë përdorur fontin që ajo e ka preferuar në albumet e saj të mëparshme./UBTNews

Exit mobile version