Juventusi është duke tentuar që të rikthejë Moise Keanen sërish në Allianz Stadium.
Sulmuesi italian po shkëlqen te Paris Saint-Germain dhe Zonja e Vjetër duket se është penduar me shitjen e tij.
Kean është aktualisht në huazim te PSG nga Evertoni, por francezët duan të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për ta blerë lojtarin.
Mirëpo, Juventusi shpreson që të bind lojtarin që të rikthehet në skuadrën e tyre, aty edhe ku debutoi si lojtar profesionist.
Evertoni thuhet se kërkon së paku 50 milionë euro nga kartoni i tij, derisa PSG është e gatshme që të paguajë atë shumë.
Juventusi mund të përdorë disa lojtarë për të realizuar operacionin, pasi shuma është e lartë për ta.