UBT News

Justin Timberlake shet katalogun e tij muzikor

LOS ANGELES, CALIFORNIA - MAY 09: Justin Timberlake attends the Los Angeles Premiere FYC event for Hulu's "Candy" at El Capitan Theatre on May 09, 2022 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)

Ylli i muzikës pop, Justin Timberlake ia shiti të gjithë katalogun muzikor një kompanie menaxhuese të mbështetur nga Blackstone, duke iu bashkuar një vale mega yjesh që kohëve të fundit po shesin të drejtat muzikore për shifra goxha të larta.

Firma me bazë në Londër, Hipgnosis Song Management njoftoi të enjten blerjen e të gjitha të drejtave autoriale të këngëtarit – një total prej rreth 200 këngësh, sipas shefit ekzekutiv të Hipgnosis, Merck Mercuriadis. Ndër hitet nr. 1 të JT tani nën menaxhimin e kompanisë janë “SexyBack”, “Can’t Stop the Feeling” dhe “Mirrors”.

“Jam i lumtur që do të bashkëpunojë me themeluesin dhe shefin ekzekutiv të kompanisë ‘Hipgnosis’, Merck Mercuriadis. Ai i vlerëson lartë artistët dhe punën e tyre kreative, dhe gjithmonë ka qenë përkrahës i fuqishëm i tekstshkruesve. Mezi pres të futem në këtë kapitull të ri të karrierës sime”, deklaroi Timberlake në një komunikatë për media.

Artistë të tjerë që kanë bërë marrëveshje me Hipgnosis janë Red Hot Chili Peppers, Journey, Blondie dhe Neil Young./UBTNews/

Exit mobile version