Justin Bieber tha të martën se sërish po merr pushim nga turneu, disa muaj pasi zbuloi se ishte diagnostikuar me një sindromë që i shkaktoi paralizë të pjesshme të fytyrës.
Në qershor, megaylli 28-vjeçar e kishte turneun e tij “Justice” në Amerikë të Veriut për shkak të sindromës Ramsay Hunt, një ndërlikim i herpesit.
Bieber kohët e fundit u rikthye, duke performuar në gjashtë shfaqje live në Evropë si dhe në festivalin Rock in Rio në Brazil këtë fundjavë. Por ai tha të martën se kthimi i tij në skenë ishte i parakohshëm.
“Fundjavën e kaluar performova në Rock në Rio dhe dhashë gjithçka nga vetja për njerëzit në Brazil. Pasi dola nga skena, rraskapitja më pushtoi dhe kuptova se duhet që shëndetin ta kem prioritet. Kështu që për momentin do të bëjë një pushim nga turneu. Do të jem mirë, por më duhet kohë për të pushuar dhe për t’u përmirësuar. Unë jam shumë krenar që e solla këtë shfaqje dhe mesazhin e drejtësisë në botë”, tha Bieber./UBTNews/