Këngëtari Justin Bieber do të rikthehet në turne pasi u diagnostikua me paralizë të pjesshme të fytyrës.
Përmes një njoftimi në Twitter të hënën, ai bëri të ditur se do të fillojë me turne fillimisht në Itali, më 31 korrik, pastaj në Amerikë të Jugut dhe Afrikë të Jugut, si dhe në Lindje të Mesme, Azi, Australi dhe Zelandë të Re dhe pastaj do të kthehet në Evropë në vitin 2023.
Muajin e kaluar ai njoftoi se u diagnostikua me sindromin Ramsay Hunt. Ai shkaktohet nga i njëjti virus që shkakton linë e dhenve dhe herpesin dhe mund të çojë në paralizë të fytyrës./UBTNews/