UBT News

Justin Bieber dhe Megan Thee Stallion kryesojnë me nominime në MTV Video Music Awards

Justin Bieber dhe Megan Thee Stallion kryesojnë me nominime në MTV Video Music Awards për vitin 2021.

Bieber dominon me shtatë nominime, kurse Stallion me gjashtë, të dy po konkurrojnë për artistin e vitit kundrejt Ariana Grande, Doja Cat, Olivia Rodrigo (e nominuar për herë të parë) dhe Taylor Swift.

Të nominuarit e tjerë për ngjarjen që do të transmetohet drejtpërdrejt, e që do të mbahet më 12 shtator në New York, sikurse Billie Eilish, BTS, Doja Cat, Drake, Giveon dhe Lil Nas X, kanë nga pesë nominime.

Dua Lipa dhe Taylor Swift janë në mesin e artistëve me nga katër nominime, e Ariana Grande, Beyonce, Bruno Mars, Ed Sheeran dhe Foo Fighter me nga tri nominime secili.

MTV Video Music Awards Nominees - VMAs 2021 (Full List)

Votimi është i hapur deri më 3 shtator./UBTNews

Exit mobile version