UBT News

“Just A Notion”, kënga e re nga grupi ABBA

Grupi ABBA publikuan këngën e tretë radhazi qysh prej kur e dhanë lajmin e madh se po ribashkohen. Kënga titullohet “Just A Notion”, dhe do të jetë pjesë e albumit “Voyage”, që do të publikohet më 5 nëntor.

Kënga – e treta me radhë për këtë vit pas “I Still Have Faith in You” dhe “Don’t Shut Me Down”, fillimisht u regjistrua në shtator të vitit 1978.

Versioni i ri ka disa ndryshime, por ruan vokalin nga regjistrimi origjinal. Në një deklaratë, Björn Ulvaeus i grupit e përshkroi këngën e re si “një këngë e lumtur” dhe tha se “shpresojmë se do t’ju gëzojë në këto kohë të errëta!”./UBTNews

ABBA - Just A Notion (Lyric Video)

Exit mobile version