UBT News

Jon Kuka mposht xhudistin serb me Ippon, vetëm edhe një fitore deri te medalja

Xhudisti kosovar, Jon Kuka, është vetëm një fitore larg sigurimit të medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian për kadetë (U18), i cili po zhvillohet në Spanjë. Kuka ka treguar performancë solide në bllokun e ndeshjeve të repesazhit, duke mbajtur në lojë mundësitë për t’u ngjitur në podiumin e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar.

Në gjysmëfinalen e repesazhit, Kuka u përball me xhudistin nga Serbia, Petar Markovic. Ndeshja u mbyll me fitoren e garuesit kosovar, i cili realizoi hedhje për pikën maksimale “Ippon”. Federata e Xhudos e Kosovës ka publikuar edhe pamjet e këtij aksioni në faqen zyrtare, ku pasqyrohet momenti i fitores së Kukës.

Pas këtij suksesi, xhudisti kosovar ka kaluar në finalen e repesazhit, ku do të diskutojë medaljen e bronztë. Në përballjen vendimtare për vendin e tretë në Evropë, Jon Kuka do të ndeshet me përfaqësuesin e Sllovakisë, Daniel Palko. /E.A/

Exit mobile version