JoJo foli hapur për shëndetin mendor. Në një intervistë për Verywell Mind, JoJo foli hapur për rëndësinë që luajti shëndeti mendor në jetën e saj personale, karrierën artistike dhe të ardhurat.
“Kurrë s’u turpërova. Ishte e zakonshme, së paku në familjen time dhe rrethin e shoqërisë. Më duket se po bëja progres teksa po flisja me fansat rreth kësaj – nuk ishte diçka me të cilën kam luftuar domosdoshmërisht. Ishte më e rëndë ta mbash këtë sesa të flasësh për të”, deklaroi ajo.
Prandaj ajo në albumin e saj të ri “Trying Not to Think About It” – flet rreth problemeve me shëndetin mendor dhe se si u inspirua.
JoJo publikoi këngën e parë nga albumi i saj i titulluar “Worst (I assume), me një videoklip muzikor më 20 gusht, dhe i tha PEOPLE në atë kohë se ajo e shkroi këngën nga një “mekanizëm mbrojtës”./UBTNews