Natyrisht, John Legend dhe Kanye West nuk janë aq të afërt sa dikur. Dikur miq dhe bashkëpunëtorë, marrëdhënia e tyre filloi të prishet disa vite më parë, kur Kanye po kandidonte për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndonëse mediat raportuan se mbështetja e John Legend ndaj Donald Trump ishte arsyeja e prishjes së raporteve mes tij dhe Kanyes, John dha një shpjegim ndryshe. Sipas tij, “tensioni” filloi pasi ai zgjodhi të mos e mbështeste kandidaturën presidenciale të yllit Kanye.
“Ai ishte shumë i mërzitur me mua që unë nuk e mbështeta atë të kandidonte për president dhe kjo ishte shtysa e vërtetë drejt acarimit të raporteve tona”, deklaroi John në një intervistë për New Yorker.
Ai shtoi: “Nuk di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ai ishte shumë i mërzitur me mua që nuk e mbështeta atë, por Joe Biden. Varet nga ai nëse do ta tejkalojë këtë”.
Sipas tij, politika nuk duhet të ndikojë në raportet mes njerëzve. Megjithatë, ai vlerëson se disa gjëra në të cilat besoni janë indikatorë të karakterit të secilit dhe do të ndikojnë në shoqëritë tuaja./UBTNews/