Podkasteri Joe Rogan është zotuar se do të përpiqet më shumë për të ofruar pikëpamje më të balancuara në podkastin e tij, pasi u kritikua nga Neil Young dhe Joni Mitchel se po keqinformon rreth COVID-19.
Muzikantët kanadezë kërkuan që t’iu hiqen këngët nga kjo platformë. Pas ngritjes së këtyre shqetësimeve, u përgjigj Spotify, ku mes tjerash thanë se po punojnë për të shtuar disa paralajmërime këshilluese në podkaste ku flitet rreth COVID-19.
Rogan i kërkoi falje kompanisë dhe u zotua se do të bëjë më të mirën. Në një video 10-minutëshe në Instagram, Rogan tha se “do të provojë fuqishëm të marrë njerëz me qëndrime të ndryshme” në shou-in e tij – që arrin 11 milionë dëgjues për episod.

Rogan mohoi përpjekjet për të përhapur dezinformata, duke thënë se ai “kurrë nuk ishte përpjekur të bënte asgjë me këtë podkast përveçse thjesht të fliste me njerëzit”./UBTNews