Ish-ylli i “Little Mix”, Jesy Nelson, do ta lansojë albumin e parë solo në vitin 2022. Nelson njoftoi për një marrëveshje me Polydor në muajin maj dhe foli rreth planeve për albumin e saj të parë solo.
Burime të afërta me këngëtaren 30-vjeçare kanë bërë të ditur se ajo ka pritshmëri të larta për albumin e saj të ardhshëm.
“Deri në muajin e kaluar sa ishte në Los Angeles, Jesy ka qenë e zënë duke krijuar dhe incizuar këngë të reja. Thjeshtë, dëshiron që albumi të jetë sa më i mirë që është e mundur”, deklaroi ky burim.
Ndërkohë, Jesy së fundi zbuloi se për këngët e reja u inspirua nga një ndarje – të cilën ajo ‘nuk do që ta përjetojë më kurrë’.
“Përjetova ndarjen kur i shkrova këto këngë; ishte hera e parë që përjetova këtë lloj dhimbjeje në jetën time. Qava për një muaj në studio. Nuk do ta ndryshoja sepse e shkrova albumin më të mirë nga kjo eksperiencë, por nuk dua ta përjetojë kurrë më”, deklaroi ajo.
Në fillim të muajit, Jesy lansoi një bashkëpunim me rep artisten e famshme, Nicki Minaj./UBTNews