UBT News

Jessie J sqaron pse nuk po mund të këndojë për shkak të dhimbjes

Jessie J po vazhdon t’i informojë fansat rreth gjendjes së saj shëndetësore. 33-vjeçarja përmes Instagramit njoftoi fansat e saj se nuk mund të këndojë për shkak të dhimbjes, meqë tash e një kohë po përballet me një problem misterioz, i cili po i ndikon në zë, edhe pse akordet e saj vokale nuk janë problemi.

“Dje provova të këndojë një këngë të cilët zakonisht e këndoj shumë lehtë, por nuk munda. Problemi nuk është te zëri im, por po ndikon në zërin tim. Dhe.. unë qava për orë të tëra”, shkroi ajo në Instagram.

“95% të kohës jam mirë. Pozitive dhe e fortë”, por pranoi se ka moment kur ndihet e “pa shpresë dhe e thyer”./UBTNews

Exit mobile version