Jessie J ka bërë të ditur se ajo ka pësuar abort spontan, një ditë para koncertit të saj të planifikuar në Los Anxhelos. Megjithatë këngëtarja tha se do të performojë.
Përmes një postimi emocional në Instagram, ku ndau një fotografi duke mbajtur testin e shtatzënisë, ajo njoftoi se kishte vendosur ta kishte një fëmijë e vetme. Mirëpo të martën, nga një vizitë mjekësore e ka kuptuar se foshnjës së saj nuk po i rrihte më zemra.
33-vjeçarja thotë se dhimbja është e madhe, por shtoi se: “Jam e fort dhe e di se do ta përballojë edhe këtë”./UBTNews