UBT News

Jennifer Lopez flet hapur për jetën e saj: Kurrë s’kam qenë më mirë

Jennifer Lopez për herë të parë foli hapur në një intervistë pas ribashkimit me Ben Affleck. Lopez tregoi se sa e lumtur është tani.

“Jam shumë e lumtur. E di se njerëzit vazhdimisht pyesin. Si je? Si po shkon? A je mirë? Por unë kurrë s’kam qenë më mirë. Dhe dua që njerëzit që kujdesen për mua sepse edhe unë kujdesem shumë për ta, ta dinë se unë jam shumë mirë. Mendoj se kur arrini në këtë nivel ndodhin gjëra të mrekullueshme. Dhe ja ku jam. Është periudha më e mirë e jetës sime”, deklaroi ajo.

Intervista u realizua pas lansimit të këngës “Cambia El Paso”, që në shqip nënkupton “ndrysho hapin”.

“Kënga flet rreth ndryshimit dhe nënkupton që nuk duhet të frikësoheni kur ndërmerrni ndonjë hap”, deklaroi ajo.

Jennifer Lopez Says New Single After Alex Rodriguez Split Is About Change

Këngëtarja theksoi se kjo periudhë i ka ndihmuar të reflektojë ndaj vetes./UBTNews

Exit mobile version