UBT News

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan në fundjavë

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i thanë “po” njëri-tjetrit. Këtë herë dasmën e organizuan në Gjeorgji në mesin e familjarëve dhe miqve.

Sipas revistës People, dasma u mbajt në shtëpinë e Affleck jashtë Savannah, me të gjithë fëmijët e tyre të pranishëm për procedurat të shtunën.

Çifti i famshëm u martuan zyrtarisht muajin e kaluar në Las Vegas, pamje të cilat Lopez i ndau me fansat në buletinin e saj, “On the J Lo”./UBTNews/

Exit mobile version