UBT News

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmojnë ndarjen

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë. Lajmin e konfirmuan në “Today show”, mëngjesin e sotëm.

Konfirmimi erdhi vetëm disa ditë pasi Lopez ndezi thashethemet rreth ndarjes së tyre, pasi publikoi një fotografi të saj në Instagram pa unazë.

“E kemi kuptuar se jemi më mirë si shokë dhe po synojmë të mbesim ashtu. Ne do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht dhe do ta përkrahim njëri-tjetrin në projektet dhe bizneset tona. Ne urojmë më të mirën për njëri-tjetrin”, thuhet mes tjerash në një deklaratë të tyre.

Lopez dhe Rodriguez filluan lidhjen në vitin 2017, dhe u fejuan në mars të vitit 2019./UBTNews

Exit mobile version