UBT News

Jason Derulo përleshet fizikisht me dy burra pasi ia ngatërruan emrin

Këngëtari Jason Derulo u përfshi në një përleshje fizike me dy persona në Las Vegas të martën, pasi gabimisht dikush e ngatërroi atë me këngëtarin Usher, raportojnë mediat e huaja.

Sipas burimeve të tabloidit TMZ, policia mori telefonatë menjëherë pasi ndodhi sherri në hotelin “Aria”.

Mediat e huaja raportojnë se Derulo e goditi njërin nga ta pasi ai iu referua atij me emrin e kolegut të tij, Usher Raymond.

Jason Derulo Fights Two Guys Who Allegedly Mistake Him for Usher

Edhe pse këngëtari i “Swalla” u prangos, ende nuk dihet nëse Departamenti i Policisë metropolitane në Las Vegas ka ngritur aktakuzë kundër tij./UBTNews

Exit mobile version