UBT News

Jamie Lynn Spears: Libri nuk ka të bëjë asgjë me Britney-n

Jamie Lynn Spears tregoi se çfarë do të mund të lexojnë fansat në librin e saj të ardhshëm, ndërsa kritikoi komentet e fundit të motrës së saj Britney Spears si “jo të vërteta”.

“Sinqerisht, gjërat që thuhen absolutisht nuk janë e vërteta, dhe këtë më duhet ta sqaroj, sepse tani po bëhet më e vështirë për mua të ia arsyetoj vajzës sime të madhe se pse familja jonë vazhdon të marrë kërcënime me vdekje, si rezultat i paqartësisë së tezes së tyre dhe postime akuzuese, veçanërisht kur e dimë se ajo mund të thoshte të vërtetën dhe t’i jepte fund kësaj për një sekondë nëse do të donte”, shkroi Jamie Lynn në një deklaratë në Instagram.

Ajo vazhdoi, “Libri im nuk ka të bëjë me të. Nuk kam çfarë të bëj që edhe unë kam lindur si Spears dhe që disa nga përvojat e mia përfshijnë motrën time. Kam punuar shumë madje para se të isha adoleshente dhe e kam ndërtuar karrierën time, pavarësisht se jam vetëm motra e vogël e dikujt”.

Ajo e përfundoi postimin e saj duke i uruar motrës, Britney-t, të gjitha të mirat dhe duke i kërkuar paqe mes tyre.

“Pavarësisht se çfarë do të ndodhë, unë gjithmonë do ta dua motrën time të madhe dhe do të jem këtu për të. Është koha për t’i dhënë fund kaosit jo të shëndetshëm që ka kontrolluar jetën time për kaq gjatë”.

Kjo reagim vjen pas një postimi të Britney Spears e cila tregoi anën e saj të ngjarjes, pas intervistës së Jamie Lynn Spears./UBTNews/

Exit mobile version