Shkrimtarja e suksesshme, Jackie Collins ndonëse ishte kritikuar për shkak të romaneve eksplicite, një dokumentar po e pasqyron jetën e saj në një formë tjetër – si ikonë e feminizmit.
Collins, motra e aktores Dame Joan, shiti mbi gjysmë miliardi libra dhe publikoi 32 novela gjatë karrierës së saj, por në disa vende ishin të ndaluara për shkak të përmbajtjes.
“Lady Boss: The Jackie Collins Story”, film i realizuar nga Laura Fairrie, flet për jetën e shkrimtares së lindur në Londër, e cila njihet për disa bestsellers, sikurse “1983’s Hollywood Wives”.
Collins ka vdekur në vitin 2015 nga kanceri, por Fairrie kishte qasje në ditarët e Jackie dhe intervistoi tri vajzat e autores si dhe motren e saj, Dame Joan.
“Po planifikoja ta realizoja një film, dhe doja ta realizoja atë për një femër të mrekullueshme”, deklaroi mes tjerash ajo, teksa shtoi se autorja ua mësoi shumë gjëra rreth edukimit seksual.
Collins u lind në vitin 1937 dhe babai i saj ishte agjent i biznesit. Ajo filloi të shkruante ditarë në moshë të hershme, por romani i saj, “The World is Full of Married Men”, që u publikua në vitin 1968, ishte shkruar në kohën kur aktorja përjetoi martesë të palumtur.
Libri, në lidhje me çështjet jashtëmartesore, u ndalua në Australi dhe Afrikën e Jugut. Collins më vonë u transferua në Los Anxhelos dhe botoi një seri librash rreth heroinës së saj të preferuar, “Lucky Santangelo”, pastaj “1981’s Chances” dhe “1990’s Lady Boss”.
Romani i saj “Hollywood Wives”, që shiti 15 milionë kopje, shënoi kulmin e karrierës së saj në vitin 1980./UBTNews