UBT News

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

Italia vazhdon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Evropës dhe mesjava në kompeticionet evropiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse. Madje javën e ardhshme në ndeshjet e kthimit të Champions League, Europa League dhe Conference League mund të zyrtarizohet edhe pjesëmarrja e pesë skuadrave italiane në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Për këtë mjafton një kombinim nga i cili Atalanta të eliminojë Liverpoolin në Europa League (bergamasit janë në rrugën e duhur pas fitores 3-0 në Anfield) si dhe Fiorentina të kalojë Plzen në Conference League.

Ndeshja e parë e vjollcëve në transfertë përfundoi me shifrat 0-0 dhe në Firence italianët do të jenë favoritët kryesorë për të kaluar më tej. Kështu me kualifikimin e Atalantës dhe Fiorentinës, Italia do të kishte zyrtarisht pesë skuadra në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Ndërkaq ka edhe një tjetër kombinim që Italia të marrë pjesë me pesë skuadra në Champions League sezonin e ardhshëm dhe që lidhet me rezultatin e skuadrave angleze dhe gjermane në çerekfinalen e Champions League./UBTNews/

Exit mobile version