Ish-studenti i UBT-së dhe oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Major Vilson Musaj, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij profesionale, duke përfunduar me sukses Kursin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Ushtarak, të organizuar nga Komanda e Përbashkët e Mbrojtjes e Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës.
Në ceremoninë përmbyllëse të kursit morën pjesë përfaqësues të lartë ushtarakë dhe diplomatikë, ndërsa Major Musaj u vlerësua për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tij të suksesshme në këtë program ndërkombëtar profesional.
Ky sukses përfaqëson jo vetëm arritje personale për Major Vilson Musajn, por edhe një dëshmi të përgatitjes profesionale të kuadrove të dala nga UBT, të cilët vazhdojnë të kontribuojnë në institucione të rëndësishme të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.
Po ashtu, pjesëmarrja e tij në këtë trajnim ndërkombëtar konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Holandës, duke reflektuar zhvillimin e vazhdueshëm të partneriteteve strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

